HAMASI: PROPOZIMI I SHBA-ës I PRANUAR NGA IZRAELI NUK NA KËNAQ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 1 day ago
- 1 min read

Gazë | Propozimi i ShBA-ës për një armëpushim në Gaza, për të cilin, Uashingtoni pretendon se ka marrë pëlqimin e Izraelit, nuk i plotëson kërkesat e popullit tonë.
Kështu i tha agjencisë së lajmeve “AFP” Bassem Naim, një nga udhëheqësit në mërgim të Hamasit.
“Përgjigja e Izraelit në thelb do të thotë vazhdimi i pushtimit, vazhdimi i vrasjeve dhe urisë, madje edhe gjatë periudhës së armëpushimit të përkohshëm, dhe nuk i përgjigjet asnjë kërkese të popullit tonë, përfshirë ndërprerjen e luftës dhe urisë”, tha z. Naim, duke shtuar megjithatë se udhëheqja e lëvizjes ka shqyrtuar, me ndjenjë të madhe përgjegjësie dhe patriotizmi, përgjigjen ndaj këtij propozimi.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments