GREQI: CIKLONI BORA GODITI MAQEDONINË QENDRORE | DY TË VDEKUR NË ISHULLIN LEMNOS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 1, 2024
- 1 min read

Athinë, Greqi | Në Greqi, dy veta kanë humbur jetën në ishullin Lemnos si pasojë e ciklonit Bora, i cili, prej ditës së djeshme është ndezur në zonën qendrore të Maqedonisë.
Shtëpi dhe rrugë të përmbytura, rreth 280 pemë të rrëzuara nga stuhitë dhe erërat e forta, shkaktuan vdekjen e një fermeri 57-vjeçar dhe një 70-vjeçari, të dy banues në afërsi të qytetit të Kontias.
Sipas raportimeve të mediave lokale, shërbimi i urgjencës u ka kërkuar qytetarëve në zonat e prekura të kufizojnë udhëtimin e tyre.
“Rrugët u përmbytën edhe në ishullin Rodos, ku qarkullimi i trafikut ishte i ndaluar dhe, i cili, po përjeton përmbytjen më të madhe në historinë e tij”, raporton gazeta greke Përditshmëria (Kathimerini).
Edhe në Selanik rrugët kryesore u mbyllën për qarkullimin për shkak të tejmbushjes së rrugëve ujore dhe rënies së pemëve.
Shërbimi Kombëtar i Motit tha se reshjet e shiut dhe bubullimave do të vazhdojnë deri të hënën.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments