top of page
E BARDHË SHIRIT.png
Writer's pictureAgjencia Telegrafike Vox

GJYKATA RUSE ARRESTOI FRANCEZIN LAURENT VINATIER: AKUZOHET SE KA MBLEDHUR INFORMACION USHTARAK.

Moskë, Federata Ruse | Gjykata Zamoskvoretskit (Zamoskvoretsky) në Moskë urdhëroi ndalimin e qytetarit francez Laurent Vinatier të premten, duke e akuzuar atë për mbledhjen e informacionit për çështjet ushtarake në Rusi.

 

Konkretisht, z. Vinatier është akuzuar për shkelje të rregullave të veprimtarisë së agjentëve të huaj sipas pjesës 3 të nenit 330.1 të Kodit Penal Rus.

 

Nëse shpallet fajtor, ai rrezikon deri në pesë vjet burg.

 

Z. Vinatier ka pranuar fajësinë për akuzat dhe sipas Komitetit Hetimor të Rusisë, ky informacion mund të përdoret potencialisht kundër sigurisë së shtetit nëse merret nga burime të huaja.

 

Z. Laurent Vinatier, me moshë 47 vjeç, është një konsulent për Qendrën për Dialog Humanitar me qendër në Gjenevë, një organizatë e fokusuar në ndërmjetësimin dhe zgjidhjen e konflikteve nëpërmjet diplomacisë diskrete.

 

Ai ka një përvojë në hulumtimin e Rusisë dhe vendeve të tjera post-sovjetike.

 

Qendra për Dialog Humanitar ka shprehur shqetësim të thellë për arrestimin e tij.

 

Në një deklaratë, organizata theksoi se puna e z. Vinatier ishte e fokusuar në zgjidhjen e konflikteve dhe dialogun humanitar dhe bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të tij.

 

Arrestimi ka shkaktuar shqetësim të madh ndërkombëtar.

 

Presidenti francez Emanuel Makron ka bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të z. Vinatier, duke i përshkruar akuzat si të pabaza.

 

Presidenti Makron theksoi se z. Vinatier nuk punonte për qeverinë franceze dhe ishte vetëm punonjës i një OJQ-je zvicerane.

 

Përpara arrestimit të z. Vinatier, Rusia është thirrur në ligje që rregullojnë agjentët e huaj për të arrestuar perëndimorët.

 

Rastet e dukshme përfshijnë gazetarin amerikan Evan Gershkoviç (Gershkovich), i arrestuar me akuza për spiunazh dhe ish-marinsin amerikan Poll Uhellen (Paul Whelan), i cili ka qenë i burgosur për më shumë se pesë vjet për akuza të ngjashme.

 

Të dy i kanë mohuar akuzat.

 

Çështja e z. Vinatier është ende në fazën hetimore dhe ai do të qëndrojë në paraburgim deri më 5 gusht 2024, në pritje të hetimeve dhe gjykimit të mëtejshëm.

 

Arrestimi i tij vjen disa ditë pasi Prokuroria Kombëtare e Francës kundër Terrorizmit arrestoi një burrë ruso-ukrainas me dyshimin për komplot për të kryer terrorizëm, pasi u plagos në një shpërthim.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

bottom of page