GJYKATA NDËRKOMBËTARE PENALE: SANKSIONET AMERIKANE JANË SULM FLAGRANT NDAJ PAVARËSISË SONË; NE JEMI NJË INSTITUCION I PAANSHËM; VEPROJMË SIPAS MANDATIT TË 125 SHTETEVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 21
- 1 min read

Hagë, Vendet e Ulta | Gjykata Ndërkombëtare Penale shpreh keqardhje për njoftimin e sanksioneve të reja nga administrata amerikane kundër gjyqtareve të GjND-së Kimbërlli (Kimberly) Prost - (Kanada), gjyqtarit Nikols Gol (Nicolas Guillou) - (Francë), zëvendësprokurorit Nazhat Shameem Khan (Fixhi) dhe zëvendësprokurorit Mame Mandiaie (Mandiaye) Niang (Senegal).
“Këto sanksione shtesë vijnë pas atyre të mëparshme të katër gjyqtarëve të tjerë dhe Prokurorit të GjND-së”, tha ajo në një deklaratë.
“Këto sanksione përfaqësojnë një sulm flagrant ndaj pavarësisë së një institucioni gjyqësor të paanshëm që vepron nën mandatin e 125 Shteteve Palë nga të gjitha rajonet”, shtoi ajo.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments