top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA KORÇË: PEZULLIM NGA DETYRA PËR PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT YLLI DUSHKU; FRANC BYLYKU; LIRIM HYMETLLARI; DENION MYTEBERI || ARREST NË BURG PËR VALMIR BALLIUN: 6 KG HEROINË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 10, 2025
  • 2 min read

Korçë, Shqipëri | Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë u zhvillua senaca gjyqësore me qëllim shqiptimin e masave të sigurimit vetjak në lidhje me arrestimet që kreu Agjencia e Mbikëqyrjes PolicorePikën e Kalimit Kufitar Kapshticë (Korçë) ku u gjetën dhe u sekuestruan 6 kilogramë heroinë.

 

Gjykata e Korçës në përfundim të seancës gjyqësore vendosi pezullim nga detyra për:

1- N/komisar Ylli Dushku me detyre Përgjegjës Turni në Kapshticë.

2- Inspektor Franc Bylyku me detyrë N/specialist kontrollor në Kapshticë.

3- Inspektor Lirim Hymetllari me detyrë Trupë shërbimi në Kapshticë.

4- Inspektor Denion Myteberi me detyrë Trupë shërbimi kontroll vija e dytë në Kapshticë.


Ndërsa për drejtuesin e automjetit Valmir Balliu Gjykata shqiptoi masën e sigurimit vetjak “arrest në burg”.

 

Seanca zgjati 4 orë e 20 minuta.


Gjykata pranoi pjesërisht kërkesën e prokurorisë.


Ka deklaruar të paligjshëm arrestimin e punonjësve të policisë dhe ka pranuar kërkesën për caktim mase sigurimi personal me karakter ndalues, atë të ‘pezullimit nga detyra’.


Nga prokuroria u pretendua vleftësimi si i drejtë dhe i ligjshëm i arrestit për të gjithë dhe është kërkuar kjo masë sigurimi me karakter ndalues.


Nga mbrojtja është kundërshtuar fort në dy kërkesat e veta, pasi ne nuk shohim në materialet e dosjes asnjë element kompromentues për ekzistencën e veprës penale të shpërdorimit të detyrës.


Rezultati i kapjes është meritë e AMP, ata kanë patur informacionin, ata kanë organizuar edhe kapjen.


Ajo që thashë unë, pjesa e punonjësve të policisë është që këta punonjës policie pasi mjeti është futur në skaner, janë përfshirë të gjithë në dokumentimin e rastit, pra nuk mund të marrin merita që nuk i kanë.


Por në veprimet e tyre, nuk gjendet asnjë element në mospërmbushje të detyrës.


Është punë rutinë e zakonshme dhe për më tepër klienti që unë mbroj që ishte në pozicionin e përgjegjësit të turnit që është shumë e largët që ai të jetë në të gjitha vendet e shërbimeve në të njëjtin moment kohor”, deklaroi avokati i tyre Nevzat Tarelli.


Së shpejti pritet të zbardhet vendimi Gjykatës, … i cili, do të hedhë më shumë dritë në lidhje me këtë seancë gjyqësore..

Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar gjatë operacionit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë (Korçë).
Sasia e lëndës narkotike të sekuestruar gjatë operacionit të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë (Korçë).
Z. Valmir Balliu, banues në Vërdovë, Pogradec, i cili, drejtonte automjetin ku gjendej lënda narkotike.
Z. Valmir Balliu, banues në Vërdovë, Pogradec, i cili, drejtonte automjetin ku gjendej lënda narkotike.

Në lidhje me arrestimin e tyre Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi një artikull që mund të gjendet duke trokitur (klikuar) këtu. 👇👇👇



Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page