top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA E PRISHTINËS: IVICA RAJKOVIÇ DHE DRAGAN DENIÇ DËNOHEN ME NGA 15 VJET BURG PËR KRIME LUFTE KUNDËR POPULLATËS CIVILE (EDHE PËR DHUNË SEKSUALE).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 28
  • 1 min read
ree

Prishtinë, Republika e Kosovës | Gjykata Themelore në Prishtinë shqiptoi dënime penale me nga 15 vjet heqje lirie për:

1- Z. Ivica Rajkoviç.

2- Z. Dragan Deniç.


Ata u akuzuan dhe u gjykuan për krime lufte kundër popullatës civile; shto këtu edhe për dhunë seksuale. Gjykimi ndaj tyre u krye në mungesë. Aktakuza penale ndaj tyre u ngrit në muajin nëntor të vitit 2023.


Sipas aktakuzës, ata, si pjesëtarë të forcave policore të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë, gjatë luftës në Kosovë, pas fillimit të bombardimeve të NATO-s, më 24.03.1999, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare, në territorin e komunës së Prishtinës, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të këtij njësiti, morën pjesë në dëbimin e popullatës civile shqiptare, plaçkitje, ushtrim dhune fizike dhe psikike.


Njoftim | Vendimi i sotëm shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të sundimit të ligjit dhe ofrimit të drejtësisë për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.


Kjo prokurori i ftoi qytetarët, institucionet dhe viktimat e dhunës seksuale që të vazhdojnë denoncimin e këtyre rasteve, thuhet ndër të tjera në njoftim.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page