GJYKATA E HAGËS: SHELL FITOI APELIN KUNDËR AMBIENTALISTËVE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Nov 12, 2024
- 2 min read

Hagë, Vendet e Ulëta | Vendimi i vitit 2021 për uljen e emetimeve të CO2 u përmbys.
OJQ Milieudefensie do të apelojë.
Gjyqtarët holandezë hodhën poshtë një apel nga grupet mjedisore, të cilët argumentuan se gjigandi i naftës Shell nuk po bënte mjaftueshëm për të ulur emetimet e gazrave serrë, duke anuluar një vendim historik të vitit 2021.
“Vendimi përfundimtar i gjykatës është se apelimi i Milieudefensie (OJQ mjedisore, red.) nuk mund të pranohet. Prandaj, Gjykata e Apelit anulon vendimin fillestar”, tha gjyqtarja Karla (Carla) Joustra, në Gjykatën e Apelit në Hagë.
Një gjykatë holandeze e shkallës së parë tre vjet më parë vendosi që Shell duhej të reduktonte emetimet e karbonit me 45% deri në vitin 2030, sepse po kontribuonte në efektet të tmerrshme të ndryshimit të klimës.
Si Shell ashtu edhe grupet mjedisore kishin apeluar.
Vendimi i vitit 2021 ishte parë si një fitore historike për aktivistët e klimës që kishin paditur Milieudefensie, dega holandeze e Friends of the Earth dhe gjashtë grupe të tjera.
Ishte hera e parë që një kompani ishte detyruar të përafronte politikat e saj me Marrëveshjen e Parisit.
Në vend të kësaj, gjyqtarët e apelit argumentuan se Shell tashmë po bën atë që pritet.
“Kompania duhet të japë një kontribut të duhur për objektivat klimatike të Marrëveshjes së Parisit”, tha gjyqtarja Joustra.
Megjithatë, legjislacioni ekzistues i klimës nuk parashikon një ulje të përqindjes specifike për kompanitë individuale.
“Shell - vazhdoi gjyqtarja Joustra - si një kompani e madhe nafte dhe gazi ka një detyrim të reduktojë ndryshimet klimatike të shkaktuara kryesisht nga kompanitë në vendet e industrializuara. Por kjo nuk do të thotë se Gjykata mund të zbatojë standardin e përgjithshëm 45% për Shell”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments