GJKKO-ja SHQIPTOI DËNIM PENAL ME 1 VIT BURG PËR ISH-KRYETARIN E BASHKISË SË RROGOZHINËS EDISON MEMOLLA + 5 VJET HEQJE TË SË DREJTËS PËR USHTRIM FUNKSIONI | AI U AKUZUA PËR KORRUPSION NË ZGJEDHJE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 24, 2025
- 1 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shqiptoi dënim penal me 1 vit heqeje lirie për ish-kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, Edison Memolla.
Ai u akuzua për korrupsion në zgjedhje.
GJKKO vendosi që z. Memolla t’i ndalohet ushtrimi i funksioneve publike për 5 vjet.
Në një deklaratë të shkurtër verbale z. Memolla u shpreh se: “Do presim të zbardhet vendimi. Do ndjekim procedurën ligjore dhe do ankimojmë vendimin. Do presim të zbardhet vendimi dhe do të kemi një deklaratë më të qartë”.
Z. Memolla u akuzua për korrupsion në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit të vitit 2022, pasi në një video të bërë publike, z. Memolla, asokohe kandidat në zgjedhje me Partinë Socialiste, i kërkonte një elektricisti për të mos i ndërprerë energjinë një abonenti debitor, me qëllim që ai të votonte në favor të tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments