top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJIROKASTËR: U ARRESTUA ROBERTO LEKA NGA TIRANA DHE KRISTO DURAKU NGA GRABJANI I DIVJAKËS | AKUZOHEN PËR SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 19
  • 2 min read

Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Roberto Leka, me moshë 27 vjeç, nga Tirana.

2- Z. Kristo Duraku, me moshë 31 vjeç, nga Divjaka.

 

Ata akuzohen për shfrytëzim prostitucioni.

 

Njoftim | Shfrytëzonin një 26-vjeçare për prostitucion, kapen dhe vihen në pranga 2 shtetas.

 

Procedohen penalisht 2 shtetas të tjerë për moskallëzim krimi.

 

Sekuestrohet një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme dhe 6 celularë.

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Memaliaj, si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të prostitucionit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Last night”.

 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasit R. L., dhe K. D., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shfrytëzonin për prostitucion një 26-vjeçare nga Berati, e cila e ushtronte prostitucionin në qytete të ndryshme.

 

Në përfundim të veprimeve, u ndaluan shtetasit R. L., 27 vjeç banues në Tiranë dhe K. D., 31 vjeç, banues në Grabjan, Divjakë, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, kryer në bashkëpunim.

 

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit H. I., 40 vjeç, banues në Tropojë dhe R. N., 36 vjeç, banues në Libofshë, Fier, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kishin dijeni për këtë rast dhe nuk kishin kallëzuar.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme, si dhe 6 celularë.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page