GJILAN: SEBAHUDIN IBRAHIMI + SHKËLZEN IBRAHIMI + MËRGIM GASHI U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR | QËNDRIM IBRAHIMI U ARRESTUA: MASHTRIME NËPËRMJET FAQES “DORA E BESIMTARIT”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 10
- 1 min read

Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Sebahudin Ibrahimi.
2- Z. Shkëlzen Ibrahimi.
3- Z. Mërgim Gashi.
Ata konsiderohen bashkëpunëtorë të:
1- Z. Qëndrim Ibrahimit, me moshë 27 vjeç, i cili, tashmë, është i arrestuar.
Ata janë nën hetim penal paraprak për mashtrime financiare duke përdorur dokumente dhe të dhëna vetjake të të njohurve të tyre për të hapur një faqe në rrjetet sociale virtuale me titullin “Dora e Besimtarit”, përmes së cilës, propagandonin projekte bamirësie (ndërtim pusesh; ndihma për subjekte në nevojë ekonomike; etj), me qëllim përvetësimin e të hollave të përfituara nga dhuruesit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments