GJERMANI: NJË AUTOBUS I NISUR NGA KOPENHAGENI ME DESTINACION VJENËN U PËRBYS NË NJË AUTOSTRADË GJERMANE | 20 TË PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 4, 2025
- 1 min read

Berlin, Republika Federale e Gjermanisë | Në një aksident trafiku, një autobus i Flixbus-it u përmbys në njërën anë në autostradën A19-të, në shtetin gjerman të Meklenburg (Mecklenburg)-Pomeranisë Perëndimore, në qytetin Roebel.
Ngjarja ndodhi rreth orës 2:40 të mëngjesit.
Sipas raportimeve të medias - përfshirë raportimet e agjencisë gjermane të lajmeve “Dpa” - 20 persona u plagosën, njëri prej të cilëve, në gjendje shumë të rëndë.
Me 53 persona në bord, autobusi ishte nisur nga Kopenhageni dhe duhej të arrinte në Vjenë.
Trafiku u mbyll në drejtim të Berlinit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments