GJAKOVË | QYTETARËT/ET MBAJTËN MBLEDHJE PUBLIKE DUKE KËRKUAR DREJTËSI PENALE DHE CIVILE PËR DAORSA SPAHIJAN E CILA U GJET E VDEKUR NË TETOVË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 9 hours ago
- 1 min read

Gjakovë, Republika e Kosovës | Qytetarët/et e Gjakovës u mblodhën në Parkun e qytetit për të kërkuar drejtësi penale dhe civile për znj/znjsh. Daorsa Spahija, 25-vjeçaren që u gjet e vdekur në Tetovë (6 nëntor 2025).
Protesta u mbajt me qëllim sensibilizimin e institucioneve në funksion të përmbushjes së detyrave me paanësi dhe me përpikmëri proceduriale penale dhe civile; me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes së të ndjerës.
Disa nga thirrjet publike ishin:
1- “Mos e ler vrasjen të quhet vetëvrasje”.
2- “Femrat nuk duhet të kenë frikë nga dashuria”.
3- “Ne nuk do të heshtim”.
4- “Drejtësi për Daorsën”.
5- “Shteti duhet të veprojë, jo të korruptohet”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments