top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJAKOVË: PROKURORIA MORI TË PANDEHUR SIMON TAHIRIN (BANUES NË FSHATIN DOL) DHE ENRIK BERISHËN (BANUES NË FSHATIN JAHOC).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 25
  • 2 min read
ree

Gjakovë, Republika e Kosovës | Prokuroria vendore mori të pandehur:

1- Z. Simon Tahiri, banues në fshatin Dol.

2- Z. Enrik Berisha, banues në fshatin Jahoc (Gjakovë).


Njoftim | Më datë 20.01.2025, rreth orës 16:54 minuta, rruga “B.K” në Gjakovë tek K.C., me dashje dhe në bashkëveprim kanë tentuar ti privojnë nga jeta të dëmtuarit B.K., dhe I.K., që të dy nga Gjakova, në atë mënyrë si shkak i një mosmarrëveshje të muajit Dhjetor 2024 në mes të dëmtuarit I.K., dhe të pandehurit S.T., të pandehurit si shok të ngusht që janë, mirrën vesh që së bashku për rreth dy javë t’i përcjellin lëvizjet e të dëmtuarit I.K., po ashtu dhe ditën kritike vazhdojnë me përcjellje ndaj tijë, të paisur me armë pistoletë e llojit TT, dhe me të arritur tek vendi i cekur më lartë sapo vërejnë të dëmtuarit I.K së bashku me të dëmtuarin B.K., që futen në automjetin e tyre të llojit Audi A6 me targa .., shkojnë në drejtim të tyre me tu afruar i pandehuri E.B., hap dritarën e pasme të automjetit dhe shtënë me armë disa herë në drejtim të tyre, i pandehuri S.T., drejton automjetin me një shpejtësi shumë të ngadalësuar, ndërsa i pandehuri B.P., me të telefon incizon rastin dhe po ashtu që të dy të pandehurit S.T., dhe B.P., për deri sa i pandehuri E.B., ishte duke shtënë me armë degjohen duke i thënë të pandehurit E.B., “edhe njo, edhe njo fryje”, të gjitha këto veprime të koordinuara mirë janë marr nga tre të pandehurit, mirëpo edhe pse automjeti nga të shtënat qëllohet disa herë fatmirësisht këto të shtëna nuk arrijnë të qëllojnë në trup të dëmtuarit.


Me këto veprime të pandehurit S.T., E.B., dhe B.P., në bashkryerje kanë kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 par.1 nënpar.1.5 e lidhur me nenin 31 dhe nenin 28 të KPRK-së.


Të pandehurit S.T., E.B., dhe B.P., secili veç e veç kanë kryer veprën penale, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.


Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallën fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprat penale të cilat u vihen në barrë, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page