top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZETARI ITALIAN SIGFRIDO RANUÇI (RANUCCI): KAM SHPËTUAR NGA VDEKJA NJË SHQIPTAR QË ISHTE PAJTUAR NGA BOTA E KRIMIT PËR TË MË VRARË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Apr 25, 2024
  • 2 min read
ree

Romë, Itali | Gazetari italian Sigfrido Ranuçi (Ranucci), drejtuesi i emisionit investigativ “Report”, që ka shkaktuar shumë reagime pas emisionit të fundit për kampin e refugjatëve në Shqipëri, dhe rolin e sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të R.Sh Engjëll Agaçi, ka dhënë një intervistë për emisionin “La volta buona”, i cili transmetohet në Raiuno.

 

Ai rrëfeu se si ka shpëtuar një shqiptar nga vdekja, i cili, më vonë rezultoi se ishte paguar për ta vrarë atë.

 

Ngjarja ka ndodhur katër vjet më parë, kur pranë shtëpisë së tij ndodhi një përplasje e fortë, duke zbuluar një motorist brenda një pellgu gjaku.

 

I riu, sipas rrëfimit kishte thyer nofullën si dhe kish prerë arterien femorale e cila mund të shkaktojë vdekjen brenda pak minutave nëse nuk ndërpritet gjakderdhja.

 

Ia kam qepur plagën, kishte një arterie femorale të prerë dhe do të kishte vdekur për 20 minuta. Kushdo që është motoçiklist - siç ishte babai im - e di që në atë çast ke shumë pak minuta për të ndërhyrë dhe për të ndaluar gjakderdhjen, gjë që u përpoqa ta bëja menjëherë. Ishte një djalë shqiptar, trafikant droge. Vite më vonë e zbulova se e kishin dërguar të më vriste, prandaj përfundova nën roje. Ka sakrifica për mua! Duhet të falënderoj shtetin sepse më lejon të vazhdoj lirisht të bëj punën time”, tha ai.

 

Disa muaj më vonë, gazetari mësoi se shqiptari që i shpëtoi jetën i quajtur Ardian ishte paguar nga një grup kriminal për ta vrarë atë.

 

Gazetari Ranuçi (Ranucci) tha se nuk është penduar kurrë, pasi e ka shpëtuar nga vdekja e sigurt.

 

Prej asaj kohe, qysh nga viti 2020, gazetari shoqërohet me eskortë policie.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All
bottom of page