GAZETA BRITANIKE “THE TELEGRAPH”: PRESIDENTI DANLLD TRAMP (DONALD TRUMP) DO T'I OFROJË PRESIDENTIT VLADIMIR PUTIN MINERALE NË KËMBIM TË PAQES NË UKRAINË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Aug 14
- 2 min read

Londër, Britani e Madhe | “Danlld Tramp (Donald Trump) po përgatitet t'i ofrojë Vladimir Putinit akses rus në minerale dhe metale të rralla në Alaskë dhe të heqë disa sanksione mbi industrinë e avionëve të Moskës për ta nxitur atë të përfundojë luftën në Ukrainë”, raporton gazeta britanike “The Telegraph”, duke cituar burime të informuara, në prag të samitit të planifikuar midis dy presidentëve në një bazë ushtarake pranë Enkërixhit (Anchorage).
Presidenti amerikan do të mbërrijë në takimin e shumëpritur me homologun e tij rus të premten i pajisur me një mori mundësish fitimprurëse për Putinin.
Këto përfshijnë hapjen e burimeve natyrore të Alaskës për Moskën dhe heqjen e disa prej sanksioneve të ShBA-ës mbi industrinë ruse të avionëve.
Dhe midis propozimeve është një për t'i dhënë Putinit akses në mineralet e rralla të tokës në territoret ukrainase që aktualisht janë të pushtuara nga Rusia - vazhdon gazeta - sipas së cilës Sekretari i Thesarit të ShBA-së, Skot (Scott) Bessent, është midis anëtarëve të administratës që do ta informojnë Presidentin Tramp (Trump) para takimit të tij me Presidentin Putin.
Përveç heqjes së sanksioneve, gazeta britanike “The Telegraph” tha se ShBA-ës po përgatiten t'i ofrojnë Presidentit Putin stimuj të tjerë financiarë për t'i dhënë fund luftës, duke përfshirë aksesin në mineralet e rralla të tokës në zonat e Ukrainës që aktualisht janë të pushtuara nga Rusia.
Ukraina besohet se mban 10% të rezervave botërore të litiumit, të përdorura në prodhimin e baterive.
Dy nga depozitat e saj më të mëdha të litiumit janë në zona të kontrolluara nga Rusia, dhe Presidenti Putin ka pretenduar mineralet e vlefshme në rajonet e pushtuara nga ushtria e tij.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments