G7-ta: 50 MILIARDË DOLLARË NGA ASETET RUSE DO TË DISBURSOHEN SË SHPEJTI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 13, 2024
- 1 min read

Romë, Itali | Në takimin e sotëm të G7-ës u rikujtuan dhe u vlerësuan shumë nisma konkrete të nisura gjatë vitit, duke filluar me financimin e 50 miliardë dollarëve në kreditë e Përshpejtimit të të Ardhurave të Jashtëzakonshme (ERA), të cilat, së shpejti do t'i disbursohen Ukrainës dhe do të shlyhen nga të ardhura të jashtëzakonshme që rrjedhin nga imobilizimi i aseteve sovrane ruse.
Kështu thuhet në deklaratën e lëshuar nga presidenca italiane në përfundim të samitit me videokonferencë të kryesuar nga kryeministrja Xhorxha (Giorgia) Meloni.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments