top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI ZGËRDHESH; KRUJË | KASTRIOT BAZJA DHE ASTRIT SEFERI U ARRESTUAN; KULTIVIM HASHASHI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
Jul 22
2 min read
Kastriot Bazja

Fshati Zgërdhesh, Krujë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Kastriot Bazja, me moshë 52 vjeç.

2- Z. Astrit Seferi, me moshë 54 vjeç, të dy banues në Fushë-Krujë.


Njoftim | Krujë.


Finalizohet operacioni antidrogë, i koduar “Kushtet”.


Kishin kultivuar dhjetëra bimë narkotike, në një parcelë në fshatin Zgërdhesh, dhe po përgatiteshin të kultivonin të tjera, arrestohen ne vendngjarje, 2 shtetas.


Të dy të arrestuarit, me precedent për të njëjtën veprimtari kriminale.


Asgjësohen bimët e dyshuara narkotike Cannabis Sativa.


Si rezultat i një hetimi me metoda proaktive, kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Fushë Krujë, në koordinim me Prokurorinë, me qëllim dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, në fushën e narkotikëve, u finalizua operacioni i koduar “Kushtet”.


Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në parcelën në fshatin Zgërdhesh, ku kishin kultivuar bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, dhe u vunë në pranga shtetasit K. B., 52 vjeç dhe A. S., 54 vjeç, të dy banues në Fushë Krujë.


Përveç bimëve të kultivuara, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies, u konstatua se po përgatiteshin për t’u kultivuar bimë të tjera në këtë terren.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Policia e Krujës apelon për të gjithë qytetarët e rrethit dhe kryesisht për shtetasit që jetojnë në zona rurale, që të denoncojnë menjëherë çdo indicie që kanë për përshtatje të sipërfaqeve të tokave në afërsi të banesave të tyre, për kultivim të bimëve narkotike. Bashkëpunimi me Policinë është thelbësor për goditjen e këtij fenomeni me pasoja penale dhe sociale, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page