FSHATI STRELLC; DEÇAN | SHPEND HASANRAMAJ U KONSTATUA I VDEKUR NGA ARMË ZJARRI; SI DORAS KONSIDEROHET ERDONIT HASANRAMAJ (I BIRI).

Updated: Jul 24

Fshati Strellc, Deçan, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni se si pasojë e të shtënave me armë zjarri mbeti i vdekur:
1- Z. Shpend Hasanramaj.
Si doras konsiderohet:
1- Z. Erdonit Hasanramaj, me moshë 26 vjeç, i biri.

Shkaku dhe dinamika e ngjarjes kriminale janë nën hetim penal paraprak.

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS.

Njoftim | Arrestohet një i dyshuar për veprën penale ‘vrasje nga pakujdesia’
Pejë, 24 korrik 2026.
Stacioni Policor në Deçan, më 23.07.2026, është njoftuar se në bjeshkën e Strellcit, në oborrin e një stani, një person ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
Njësitë policore kanë reaguar menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa i dyshuari është arrestuar. Gjatë veprimeve hetimore janë sekuestruar një armë zjarri, një karikator i zbrazët dhe njëzet e katër (24) fishekë.
Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në DRP Pejë, në koordinim me prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me rastin, i cili është cilësuar si ‘vrasje nga pakujdesia’.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit, është ndaluar për 48 orë, thuhet në njoftimin zyrtar.

Comments