top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SHTEDIM; PODUJEVË | U ARRESTUAN SHTATË SUBJEKTE (PESË FEMRA + 2 MESHKUJ) NGA REPUBLIKA E SHQIPËRISË TË KONSIDERUAR SI TË PËRFSHIRË NË SHKELJE PENALE TË LIDHUR ME NARKOTIKËT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 11
  • 2 min read

Updated: Oct 12

ree

Fshati Shtedim, Podujevë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Shtatë subjekte (pesë femra + 2 meshkuj) nga Republika e Shqipërisë.


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në shkelje penale të lidhura me narkotikët.


Njoftim | Gjatë kontrollit në një shtëpi, policia ka arrestuar shtatë persona, shtetas nga Republika e Shqipërisë (pesë femra dhe dy meshkuj).


Në asistim të njësisë së hetimeve kanë marrë pjesë edhe njësitë intervenuese, ndërkohë që pas arrestimit të personave të dyshuar në vendngjarje janë ftuar edhe zyrtarët nga njësiti antidrogë, në koordinim me të cilët do të ndërmerren veprimet e mëtejme, thuhet shkurtimisht në njoftim zyrtar të Policisë së Republikës së Kosovës.


Lajm në përditësim, … 👇👇👇


Të arrestuarit janë:

1- Z. Aleks Vizani, me moshë 43 vjeç.

2- Z. Murat Murati, me moshë 65 vjeç.

3- Znj. Marge Cane, me moshë 63 vjeç.

4- Znj. Pavlina Vizani, me moshë 46 vjeçe.

5- Znj. Luljeta Braushaj, me moshë 45 vjeçe.

6- Znj/znjsh. Kasandra Hamzaj, me moshë 24 vjeçe.

7- Znj. Teuta Mersini, me moshë 52 vjeçe.


Shpallën në kërkim policor:

1- Z. Arsim Maloku, me moshë 53 vjeç, nga Podujeva.


Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Dy pasaporta të z. Arsim Maloku (njëe Republikës së Kosovës dhe një e Republikës së Serbisë).

2- Rreth 79 kg hashash.

3- Pajisje për tharje hashashi.

4- Etj, …


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page