FSHATI SHKOZË; MALISHEVË | U GJETËN MBETJE MORTORE TË SUBJEKTIT TË HALIM SOPAJT; I DENONCUAR SI PERSON I ZHDUKUR NË DATËN 5 TETOR TË VITIT 2025.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 minutes ago
- 1 min read

Fshati Shkozë, Malishevë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë kumtuan se gjetën mbetje mortore të:
1- Z. Halim Sopaj, i denoncuar si person i zhdukur në datën 5 tetor të vitit 2025.

Njoftim | Gjinden mbetjet mortore të personit të zhdukur në Malishevë.
Malishevë, 27 korrik 2026.
Më datë 23 korrik 2026, në një zonë malore afër fshatit Shkozë, Malishevë janë gjetur disa mbetje mortore të cilat u dyshua që janë të personit H.S (mashkull, i moshës madhore) që ishte raportuar i zhdukur nga data 5 tetor 2025, rast ky për të cilin Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë në bashkëpunim me institucionet e tjera përkatëse, ka zhvilluar operacione të njëpasnjëshme kërkim-shpëtimi, mirëpo pa rezultat në lokalizimin e tij.
Mbetjet mortore të viktimes u dërguan për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për analizat përkatëse dhe sot jemi njoftuar zyrtarisht se ekzaminimi ka përfunduar dhe pas konsultimin me prokurorin e shteti mbetjet mortore u janë dorëzuar familjarëve, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments