FSHATI SHKALLNUR; DURRËS | DENIS TAFILI DHE GENTIAN META U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR; SULM FIZIK NDAJ EDISON GJUZIT.

Updated: Jul 25

Fshati Shkallnur, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:
1- Z. Denis Tafili, me moshë 41 vjeç; gjithashtu i shpallur në kërkim policor nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), i konsideruar si pjesëtar i organizatës kriminale të “Troplinëve”.
2- Z. Gentian Meta, me moshë 27 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në sulm fizik ndaj:
1- Z. Edison Gjuzi, me moshë 36 vjeç.

Njoftim | Më datë 24.07.2026, rreth orës 15:00, Salla Operative e DVP Durrës është njoftuar se, në fshatin Shkallnur, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E. Gj, 36 vjeç, është goditur me sende të forta (qytë pistolete) nga shtetasit D. T., 41 vjeç, person i shpallur më parë në kërkim, dhe G. M., 27 vjeç, të dy banues në Shkallnur, Durrës, të cilët pas ngjarjes janë larguar me automjet.
Gjithashtu, dyshohet se në konflikt ka qenë i përfshirë edhe një punonjës policie, jashtë shërbimit, Inspektor L. Xh., i cili është shoqëruar dhe ndaj tij po kryhen veprimet procedurale nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP).
Në vendngjarje, grupi hetimor ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një gëzhojë pistolete.
Dyshohet se gjatë konfliktit është qëlluar një herë në ajër me armë zjarri pistoletë.
Ndërkohë, forca të shumta të Policisë kanë rrethuar zonën, kanë ngritur pika kontrolli dhe vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
FSHATI SHKALLNUR; DURRËS | AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE NDËRMORI VEPRIME NDAJ PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT LEONARD XHAMOLLARI.

Fshati Shkallnur, Durrës, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner të infiltruar në Policinë e Shtetit, strukturat rajonale të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ndërmorën veprime të parashikuara nga legjislacioni në fuqi ndaj:
1- Punonjësit të Policisë së Shtetit Leonard Xhamollari, me funksion ndihmës specialist në sallën e komandimit.
Ai konsiderohet i përfshirë në ngjarjen kriminale ku mbeti i plagosur:
1- Z. Edison Gjuzi.
Si subjekte të përfshirë në atë ngjarje kriminale u shpallën në kërkim policor:
1- Z. Denis Tafili.
2- Z. Gentian Meta.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments