FSHATI SFERKË; KLINË | PRANË LOKALIT TË ELION GASHIT U SHTI ME ARMË ZJARRI (ME PASOJË DËME MATERIALE).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 18
- 1 min read

Fshati Sferkë, Klinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Një njësi private shërbimi (lokal) në zotërimin e z. Elion Gashi u sulmua fizikisht; njëkohësisht pranë saj u shti me armë zjarri - me pasojë dëme materiale.
Akti kriminal u ndërmor rreth orës 01:30, të datës 18.07.2025.
Gjatë kontrollit fizik të vendngjarjes u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Gjashtë (6) gëzhoja arme zjarri.
2- Xhama të thyer.
3- Njolla gjaku.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


































Comments