FSHATI SAZLI; FERIZAJ | ARIF SELMANI U PROCEDUA PENALISHT; NË SPITAL SHKOI I PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 16
- 1 min read

Fshati Sazli, Ferizajt, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:
1- Z. Arif Selmani, me moshë 43 vjeç.
Ai u gjet i plagosur me armë zjarri.
Policia vendore mori informacion penal se:
1- Rreth orës 19:55, ai ishte paraqitur në Emergjencën spitalore në Ferizaj për të kërkuar ndihmë mjekësore pasi ishte i plagosur.
Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Armë zjarri e gjatë “Ruger Air Scout” (me të cilën dyshohet se është vetëplagosur).
2- Armë zjarri e gjatë (gjahu).
3- Municion (230 copë fishekë ajrorë).
4- Municion (70 copë fishekë).
5- Një (1) copë fishek, kalibër i paspecifikuar tash për tash.
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve si dhe përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments