top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI SAUK; TIRANË | U ARRESTUAN GJERGJI MALE; KRENAR REXHEPI; ALDO DUBI; ODISE CENAJ; ENDRI DERVISHI; U PROCEDUA PENALISHT BIANKA XHUMARI; NË KËRKIM POLICOR EGLA KOSTA DHE STAVRO SULOTI; ETJ, ...

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 9 minutes ago
  • 3 min read
ree

Fshati Sauk, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Gjergji Male, me moshë 38 vjeç.

2- Z. Krenar Rexhepi, me moshë 48 vjeç.

3- Z. Aldo Dubi, me moshë 35 vjeç.

4- Z. Odise Cenaj, me moshë 41 vjeç.

5- Z. Endri Dervishi, me moshë 32 vjeç.


Referuan akte proceduriale penale për:

1- Znj/znsh. Bianka Xhumari, me moshë 35 vjeçe.


Shpallën në kërkim policor:

1- Znj. Elga Kosta, me moshë 55 vjeçe (bashkëshortja e ish-deputetit të subjektit politik pushtetmbajtës Partia Socialiste e Shqipërisë dhe sipërmarrësit tregtar Vladimir Kosta).

2- Z. Stavro Suloti, me moshë 67 vjeç.

3- Etj, …


Njoftim | Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wrong Project”, si rezultat i aksionit policor me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ndërtimeve të paligjshme.


Duke shpërdoruar detyrën, lejuan ndërtimin pa leje të tri objekteve në një zonë rezidenciale në Sauk, vihen në pranga 5 inspektorë të IMT Tiranë dhe në hetim 1 tjetër. Shpallen në kërkim 3 shtetas me të njëjtën detyrë.


Më tej, vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë (administratorë të subjektit ndërtues dhe zbatues të projektit për ndërtimin e tri objekteve).


Në vijim të kontrolleve dhe verifikimeve intensive në terren, të kryera së fundi, në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, me objektiv konstatimin dhe ndëshkimin e rasteve të pushtimit të hapësirave publike, me ndërtime të paligjshme dhe/ose me aktivitete fitimprurëse, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare finalizuan operacionin “Wrong Project”, në kuadër të të cilit evidentuan 3 raste në fushën e ndërtimeve të paligjshme, në një zonë rezidenciale në Sauk.


Për këto raste:

-u ndaluan me iniciativë shtetasit Gj. M., 38 vjeç, K. R., 48 vjeç, A. D., 35 vjeç, O. C., 41 vjeç dhe E. D., 32 vjeç.


U procedua në gjendje të lirë shtetasja E. D., 35 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit Xh. M., 32 vjeç, K. D., 37 vjeç dhe A. N., 46 vjeç, të gjithë me detyrën Inspektor i IMT Tiranë, pasi dyshohet se me mosveprimet/veprimet e kryera duke shpërdoruar detyrën, kanë lejuar ndërtimin pa leje, të 3 banesave, në zonën rezidenciale.


Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”;

-u ndaluan shtetasit B. Xh., 35 vjeçe dhe R. Gj., 36 vjeç, me detyra përkatëse drejtuese teknike dhe inxhinier i subjektit për llogari të të cilit janë ndërtuar tri objektet, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit E. K., 55 vjeçe dhe S. S., 67 vjeç, bashkadministratorë të subjektit ndërtues, dhe shtetasja E. Sh. (Ç.), 45 vjeçe, arkitekte në këtë subjekt.


Veprimet operacionale për këta shtetas u kryen për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.


Vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të shpallur në kërkim.


Gjithashtu, vijojnë hetimet për të dokumentuar përgjegjësinë penale individuale të 14 shtetasve të implikuar në këtë rast.


Ndërkaq, kontrollet dhe verifikimet në kuadër të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Hapësira publike”, vijojnë.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page