FSHATI PRELEZ I JERLIVE; FERIZAJ | U ARRESTUAN PALESTINEZËT NAJJAR ZAKARIA DHE MOHAMED OMRAN (DROGË + € TË FALSIFIKUARA); U PROCEDUA PENALISHT SHQIPËRIM VESELI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Prelez i Jerlive, Ferizaj, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë arrestuan:
1- Z. Najjar Zakaria, me moshë 29 vjeç.
2- Z. Mohamed Omran, me moshë 27 vjeç (që të dy pa adresa fikse banimi; dyshohen si kontigjente kriminale shëtitës).
Proceduan penlisht:
1- Z. Shqipërim Veseli, me moshë 26 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në blerje produktesh me kartmonedha € të falsifikuara.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Kartëmonedha të dyshimta.
2- Lëndë narkotike.
3- Etj, …
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Falsifikimi i parasë”.
2- “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















Comments