top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI POLIQKË; “KULLA E KADRI ZEKËS”; KAMENICË | MBRËMË PATI TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI: U PROCEDUAN PENALISHT ENVER SHURDHANI; MEMIN SHKODRA; HAMDI KRYEZIU (PUNONJËS TË SHËRBIMIT KORREKTUES).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Fshati Poliqkë, “Kulla e Kadri Zekës”, Kamenicë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë ndërmorën veprime të karakterit procedurial penal ndaj disa funksionarëve të entit Shërbimi Korrektues i Republikës së Kosovës, konkretisht, ndaj:

1- Z. Enver Shurdhani, me moshë 39 vjeç.

2- Z. Memin Shkodra, me moshë 54 vjeç.

3- Z. Hamdi Kryeziu, me moshë 52 vjeç.


Strukturat vendore të Policisë morën informacion në rrugë agjenturore se:

1- Rreth orës 21:40, të datës 1.05.2025, te “Kulla e Kadri Zekës” pati të shtëna të shumta me armë zjarri.


Në përmbushje të detyrave funksionale Policia vendore u paraqit në terren për të konstatuar paligjshmëritë.


U konstatua se gjatë zhvillimit të një ceremonie festive ishin shtënë fishekë të shumtë.


Gjatë kontrollit në ambientet e jashtme të vendit ku zhvillohej ceremonia festive u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Gjashtëmbëdhjetë (16) gëzhoja të kalibrave të ndryshëm.

2- Tre (3) armë zjarri.


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page