top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI PLEMETIN; OBILIQ | ENVER IBRAHIMI U GJET I VDEKUR; PO HETOHET PËR VRASJE; VETËVRASJE; VDEKJE NGA PAKUJDESIA; VDEKJE NGA SHKAQE NATYRALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 10 hours ago
  • 1 min read
ree

Fshati Plemetin, Obiliq, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Enver Ibrahimi, me moshë 61 vjeç, u gjet i vdekur në një arë.


Ai ishte denoncuar si i humbur.


Kufoma e tij u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi, me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.


Paraprakisht kumtohet se:

1- Në kufomën e tij janë konstatuar lëndime në parakrahun e majtë dhe në kokë.

2- Pranë kufomës së tij u gjet një sëpatë.


Në lidhje me rastin po hetohet për:

1- Vrasje.

2- Vetëvrasje.

3- Vdekje nga pakujdesia.

4- Vdekje nga shkaqe natyrale.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Opmerkingen

Beoordeeld met 0 uit 5 sterren.
Nog geen beoordelingen

Voeg een beoordeling toe
bottom of page