FSHATI PIRANË; PRIZREN | DASHNOR BEKTESHI U ARRESTUA; SHTIU ME ARMË GJAHU NDAJ PRONËS SË NJË QYTETARI.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 8 hours ago
- 1 min read

Fshati Piranë, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Dashnor Bekteshi.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë gjahu ndaj:
1- Pronës private të një qytetari, ku dëmtoi:
a- Kamerën e sigurisë.
b- Reflektorin e vendosur në oborri.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë gjahu e gjatë (krahu).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Posedim i paautorizuar i armës dhe municionit” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments