FSHATI PETOVË; FIER | AKSIDENT AUTOMOBILISTIK NË AKSIN RRUGOR “FIER-LIBOFSHË”; MBETËN TË PLAGOSUR AVNI METO DHE HATIXHE METO; DREJTUESI I AUTOMJETIT NIKO SHQEPA U SHOQËRUA PËR INTERVISTIM POLICOR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read
Fshati Petovë, Fier, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Një aksident automobilistik ngjau në aksin rrugor “Fier-Libofshë”.
Si pasojë, mbetën të plagosur:
1- Z. Avni Meto, me moshë 62 vjeç.
2- Z. Hatixhe Meto, me moshë 55 vjeçe.
U shoqërua për intervistim policor:
1- Z. Niko Shqepa, me moshë 55 vjeç.
Njoftim | Rreth orës 18:20, në aksin rrugor "Fier-Libofshë", automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi N. Sh., 55 vjeç, ka përplasur 2 këmbësorë, shtetasit A. M., 62 vjeç, dhe H. M., 55 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi N. Sh., u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)









































Comments