FSHATI PARANË; PRIZREN | U ARRESTUAN JASHAR MAMUSHA; HUSEIN BERISHA; FARUK BERISHA; PENGMARRJE + USHTRIM DHUNE FIZIKE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 day ago
- 1 min read

Fshati Paranë, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Jashar Mamusha, me moshë 21 vjeç.
2- Z. Husein Berisha, me moshë 34 vjeç.
3- Z. Faruk Berisha, me moshë 37 vjeç.
Proceduan penalisht:
1- Një të mitur.
Ata konsiderohen të përfshirë në pengmarrjen e një subjekti (mashkull), me moshë 20 vjeç; ndaj të cilit - përpara se ta lironin - kanë ushtruar dhunë verbale dhe fizike; për shkaqe që tashmë janë nën hetim penal paraprak.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)




















Comments