top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MURADEM; “LIVADHET E MURADEMËS”; PRIZREN | U ARRESTUAN ISAR MEMAJ DHE ISMET MEMAJ; DY VEPRA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 28, 2025
  • 1 min read

Fshati Muradem, “Livadhet e Murademës”, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:

1- Z. Isar Memaj.

2- Z. Ismet Memaj.


Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në të shtëna me armë zjarri në vendin e quajtur “Livadhet e Murademës”, rreth orës 22:00, të datës 27.12.2025; patrulla policore i ndaloi ndërkohë që qarkullonin me një automjet tip “Skoda Octavia”, me targa të Republikës së Shqipërisë.


Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Dy armë zjarri të shkurtra (brezi).

2- Municion luftarak (fishekë).

3- Gëzhoja.


Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Përdorim të armës”.

2- Mbajtje pa leje të armëve”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page