FSHATI MIRADI E POSHTME; FUSHË KOSOVË | EKREM BULLIQI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR; XHELAL HOXHA MBETI I PLAGOSUR ME ARMË ZJARRI.

Fshati Miradi e Poshtme, Fushë Kosovë, Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:
1- Z. Ekrem Bulliqi, me moshë 51 vjeç.
Ai konsiderohet doras në plagosjen me armë zjarri të:
1- Z. Xhelal Hoxha.
Në lidhje me rastin zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Lëndim i rëndë trupor”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit










Comments