top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MALISHEVË E EPËRME; GJILAN | ADEM MALIQI U PROCEDUA PEANLISHT; DY AKUZA PENALE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 20
  • 1 min read
ree

Fshati Malishevë e Epërme, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:

1- Z. Adem Maliqi.


Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri në një ceremoni festive (aheng).


Gjatë intervistimit policor paraprak deklaroi se:

1- Arma është e imja; e kam blerë para do vitesh në Shqipëri; nuk e njoh personin nga i cili e bleva”.


Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).

2- Një karikator.

3- Municon luftarak (7 fishekë).

4- Dy (2) gëzhoja.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

2- Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page