top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MALA; ALBANIK (LEPOSAVIÇ) | DRAGAN RADOSAVLEVIÇ U PROCEDUA PENALISHT; DY VEPRA PENALE (KANOSJE + ARMË ZJARRI + MUNICION LUFTARAK).

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Sep 18
  • 1 min read
ree

Fshati Mala, Albanik (Leposaviç), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë proceduan penalisht:

1- Z. Dragan Radosavleviç, me moshë 67 vjeç.


Ai konsiderohet subjekt i përfshirë në kanosje gojore (verbale) ndaj një subjekti (mashkull), të cilit, i ishte drejtuar me togfjalëshin:

1- Ja cu da te ubijem, ja cu da ti sudim”, i cili, i përkëthyer në gjuhën shqipe do të thotë;

1- Do të të vras, do të të gjykoj”.


Sipas të dhënave penale paraprake të vjela nga autoritetet e hetimit penal akti kriminal u krye në orën 17:00, të datës 17.09.2025, për çështje të lidhur me shfrytëzimin e një are (kullotë).


Gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë gjahu e gjatë (krahu).

2- Municion gjahu (20 fishekë).

3- Municion luftarak (26 fishekë).

4- Etj, ...


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Kanosje”.

2- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page