FSHATI MAJAC; BESIANË (PODUJEVË) | MIRADIJE GASHI VDIQ NË SPITAL; E KONSIDERUARA SI DORASE ARDITA GASHI GJITHASHTU VDIQ NË SPITAL.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Majac, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Znj. Miradije Gashi, me moshë 68 vjeçe, u gjet e plagosur.
Lajm në përditësim, ... 👇👇👇
Znj. Miradije Gashi vdiq në spital.
FSHATI MAJAC; BESIANË (PODUJEVË) | ARDITA GASHI VDIQ NË SPITAL; AJO KONSIDEROHET E PËRFSHIRË NË VRASJEN E ILAZ BRAHIMIT DHE MIRADIJE GASHIT.
Fshati Majac, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Znj/znjsh. Ardita Gashi, me moshë 31 vjeçe, u gjet e plagosur me armë zjarri.
Ajo u dërgua në spital por nuk mundi të mbijetonte.
Ajo konsiderohet e dyshuar për vrasjen e dyfishtë, ku mbeti i vdekur:
1- Z. Ilaz Brahimi.
2- Znj. Miradije Gashi.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Vrasje e rëndë”.
2- “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments