FSHATI LLAPIAS (KËRPIMEH); BESIANË (PODUJEVË) | U PROCEDUAN PENALISHT BAJRAM KASTRATI; HALIL ZOGJANI; EDISON HAJRIZI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 1 min read

Fshati Llapias (Kërpimeh), Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Bajram Kastrati, me moshë 66 vjeç.
2- Z. Halil Zogjani, me moshë 74 vjeç.
3- Z. Edison Hajrizi, me moshë 22 vjeç.
Ata konsiderohen të përfshirë në të shtëna me armë zjarri në ajër gjatë një ceremonie festive familjare.
Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Armë zjarri (të nxehta).
2- Municion luftarak.
3- Etj, …
Ndaj tij zhvillohen hetime penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve”.
2- “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)










Comments