top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI LAÇ; KURBIN | ANTON BIBA U ARRESTUA DUKE UJITUR DHE PRASHITUR 116 RRËNJË HASHASHI NË OBORRIN E BANESËS.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 24
  • 1 min read
ree

Fshati Laç, Kurbin, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Anton Biba, me moshë 38 vjeç.


Njoftim | Kurbin/ Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.


Kishte kultivuar 116 bimë narkotike në oborrin e banesës së tij, në fshati Laç, kapet në flagrancë duke u kujdesur për to dhe vihet në pranga 38-vjeçari.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve të zhvilluara në kuadër të planit operacional “Koordinata”, duke përdorur edhe dronë, goditën një rast të kultivimit të bimëve narkotike.


Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë dhe arrestuan shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Kurbin, i cili po kujdesej për bimët narkotike të kultivuara në oborrin e banesës së tij.


Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page