FSHATI KORROTICË E EPËRME; DRENAS | NEVRIDE SEJDIU U GJET E VDEKUR TË NJË SUBJEKT TREGTAR I LIDHUR ME SHITJEN E HIDRO-KARBUREVE I EMËRTUAR “HIB-PETROLEUM”; PO HETOHET SI VDEKJE E DYSHIMTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 21
- 1 min read

Fshati Korroticë e Epërme, Drenas, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Znj. Nevride Sejdiu, u gjet e vdekur te një subjekt tregtar i lidhur me shitjen e hidro-karbureve - i emërtuar “HIB-Petroleum”.
Kufoma e saj u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore për t’iu nënshtruar autopsisë, me qëllim zbulimin dhe dokumentimin shkresërisht të shkaqeve të vdekjes.
Po hetohet për:
1- Vrasje.
2- Vetëvrasje.
3- Vdekje nga pakujdesia.
4- Vdekje nga shkaqe natyrale.
Në lidhje me rastin filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Hetim mbi vdekjen”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments