top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KOLANEC; MALIQ | U ARRESTUA JONUS DUSHKU: DY ARMË ZJARRI PA LEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Fshati Kolanec, Maliq, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Junus Dushku.

 

Njoftim | Maliq/Kontrolle intensive bazuar në inteligjencën policore, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

 

Finalizohet operacioni i koduar “Kolaneci”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

 

Vihet në pranga një shtetas që posedonte 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pushkë).

 

Sekuestrohen 2 armët e zjarrit.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri në banesë, kanë organizuar operacionin e koduar “Kolaneci”.

 

Gjatë kontrollit në ambientet afër banesës së shtetasit J. D., shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri automatik dhe 1 armë zjarri pushkë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi J. D., 64 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit”.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentários

Avaliado com 0 de 5 estrelas.
Ainda sem avaliações

Adicione uma avaliação
bottom of page