top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI KODËRBOJË; PUKË | TONIN LLESHI U ARRESTUA; 105 RRËNJË HASHASH + KOBURE + FISHEKË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 5 minutes ago
  • 2 min read

Fshati Kodërbojë, Pukë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Tonin Lleshi, me moshë 58 vjeç.


Njoftim | Pukë.


Finalizohet operacioni i koduar “Gjurmimi”, si rezultat i hetimeve të kryera për disa javë, me metoda proaktive.


Goditen një rast i kultivimit të bimëve narkotike dhe një rast i armëmbajtjes pa leje.


Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, i cili u kap në flagrancë në vendin ku kishte kultivuar 105 bimë narkotike.


Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë, që u gjet në banesën e i tij, si dhe asgjësohen bimët e dyshuara narkotike.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”. Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u arrestua shtetasi:


-T. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë.


Ky shtetas u kap në flagrancë në fshatin Kodërbojë, në një parcelë në tokë publike, ku ishin kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.


Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion luftarak.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page