top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI GURKUQ (MAQITEVË); THERANDË (SUHAREKË) | I SHPALLURI NË KËRKIM POLICOR PËR DISA QINDRA KG HASHASH FAZLI NDRECAJ U DORËZUA NË POLICINË VENDORE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 14 hours ago
  • 1 min read
Subjekti objekt procedurash penale
Subjekti objekt procedurash penale

Fshati Gurkuq (Maqitevë), Therandë (Suharekë), Republika e Kosovës | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë morën dijeni nga burimet e hapura se:

1- Z. Fazli Ndrecaj, po qarkullon i armatosur me armë zjarri rrëzë maleve.


Ai është i shpallur në kërkim policor lidhur me një sasi të madhe hashashi prej disa qindra kilogramësh.


Policia vendore po i përpunon këto të dhëna dhe siguron shoqërinë se ka si synim përmbushjen e detyrave që i burojnë nga legjislacioni në fuqi pa kurrëfarë preferencash ndaj të shpallurit në kërkim policor.


Lajm në përditësim, ... 👇👇👇


I lartpërmenduri u dorëzua në Policinë vendore.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page