FSHATI GJONAJ; PRIZREN | EMANUEL KOLGJERAJ (DREJTUES I NJË AUTOMJETI TIJ “BMW”) U ARRESTUA; AKSIDENT AUTOMOBILISTIK KU MBETI E VDEKUR MIRITA HODAJ.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 16 hours ago
- 1 min read

Fshati Gjonaj, Prizren, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Emanuel Kolgjeraj, me moshë 28 vjeç, drejtues i një automjeti tij “BMW”.
Ai është subjekt nën hetim penal paraprak për aksidentin automobilistik që ngjau rreth orës 12:35, ku mbeti e vdekur:
1- Znj. Mirita Hodaj, me moshë 40 vjeçe.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments