FSHATI FERRAS; DIVJAKË | LAVDRIM XHAFERAJ U ARRESTUA; TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI AUTOMATIKE (KRAHU).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Apr 26
- 1 min read

Fshati Ferras, Divjakë Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Lavdrim Xhaferaj, me moshë 52 vjeç.
Njoftim | Drejtoria Vendore e Policisë Fier.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan shtetasin L. Xh., 52 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov dhe ka kanosur shtetasen H. D., banuese në fshatin Ferras.
Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit L. Xh., kanë gjetur dhe sekuestruar municion luftarak. Vijon puna për gjetjen e armës. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)































Comments