FSHATI DOGANAJ; FERIZAJ | ARGJEND SADRIU (PUNONJËS I POLICISË) DHE LINDON VESELI U PËRFSHINË NË SHKËMBIM ZJARRI LUFTARAK; MBETËN TË PLAGOSUR; U SEKUESTRUAN DY ARMË ZJARRI + 16 GËSHOJA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 21
- 1 min read

Fshati Doganaj, Ferizaj, Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Policinë vendore arrestuan:
1- Z. Argjend Sadriu (punonjës i Policisë së Republikës së Kosovës).
2- Z. Lindon Veseli.
Ata u përfshinë në shkëmbim zjarri luftarak me njëri tjetrin.
Për pasojë, mbetën të plagosur.
Akti kriminal ndodhi më 21.07.2025, rreth orës 01:00.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Dy (2) armë zjarri.
2- Dy (2) automjete.
3- Gjashtëmbëdhjetë (16) gëzhoja armësh zjarri.
4- Një (1) predhë arme zjarri.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments