top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BRRAR; TIRANË | U ARRESTUAN LINIDON HAKA DHE OZKAN SULUN (QYTETAR TURK) || DJE U ARRESTUAN LUAN HAKA + ALI BUSHATI + XHULJO LECAJ + ARJAN HIDA.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 4 min read
Z. Luan Haka dhe z. Lindion Haka.
Z. Luan Haka dhe z. Lindion Haka.

Fshati Brrar, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Linidon Haka, me moshë 21 vjeç (i biri i z. Luan Haka, tashmë i arrestuar).

2- Z. Ozkan Sulun, me moshë 47 vjeç, qytetar turk.

Z. Luan Haka dhe z. Lindion Haka.
Z. Luan Haka dhe z. Lindion Haka.

Ata ishin të shpallur në kërkim policor në kuadër të operacionit policor të koduar “Fake Star 5”, i fokusuar në goditjen e aktivitetit të kontrabandës dhe falsifikimit të veshjeve me marka të njohura.


Njoftim | Vijon operacioni policor i koduar “Fake Star 5”.


Lokalizohen dhe kapen të 2 shtetasit e shpallur në kërkim.


Njëri prej tyre, shtetas turk që koordinonte procesin e stampimit me logo false të veshjeve të kontrabanduara.


I ndaluari tjetër, bashkadministrator i njërës prej magazinave ku kryhej procesi.


Dje, gjatë operacionit, u vunë në pranga 4 shtetas dhe u proceduan në gjendje të lirë 4 të tjerë.


Si rezultat i kontrolleve të kryera me mbështetjen e inteligjencës policore, në vijim të operacionit “Fake Star 5”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me komisariatet e Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin turk O. S., 46 vjeç, si dhe shtetasin L. H., 21 vjeç.


Ata ishin shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Fake Star 5”, sepse dyshohet se janë përfshirë në veprimtaritë kriminale të magazinimit në 2 ambiente në fshatin Brrar, të veshjeve të kontrabanduara, të cilave iu stampoheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 

Në lidhje me arrestimin e tyre Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi artikullin me përmbajtjen e mëposhtëme. 👇👇👇

FSHATI BRRAR, TIRANË | U ARRESTUAN LUAN HAKA; ALI BUSHATI; XHULJO LECAJ; ARJAN HIDA || U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR LINDION HAKA + OZKAN SULUN (QYTETAR TURK).

Z. Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në vitin 2021 duke pozuar me z. Lulzim Basha (ish-kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë).
Z. Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në vitin 2021 duke pozuar me z. Lulzim Basha (ish-kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë).

Fshati Brrar, Tiranë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Luan Haka.

2- Z. Ali Bushati.

3- Z. Xhuljo Lecaj

4- Z. Arjan Hida.


U shpallën në kërkim policor:

1- Z. Lindion Haka.

2- Z. Ozkan Sulun (qytetar turk).

Z. Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në vitin 2021 duke pozuar me z. Lulzim Basha (ish-kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë).
Z. Luan Haka, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Shqipërisë në vitin 2021 duke pozuar me z. Lulzim Basha (ish-kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë).

Njoftim | Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DPPSh, operacioni policor i koduar “Fake Star 5”.


Zbulohen në Rrugën e Arbrit, 2 magazina ku stampoheshin veshje të kontrabanduara, me logo false.


Arrestohen 4 shtetas të implikuar në këto veprimtari kriminale.


Shpallen në kërkim 2, njëri prej tyre shtetas turk.


Procedohen në gjendje të lirë 4 punonjës.


Sekuestrohen sasi të mëdha veshjesh, dhjetëra makineri qepjeje, printimi ose stampimi, logo të markave të njohura ndërkombëtare, 6 dokumente të shtetasit turk, një shumë lekësh, njësi kompjuterike, 1 celular, si dhe sende/dokumente të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.


Si rezultat i administrimit të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të punës kundër kontrabandës dhe krimeve të tjera ekonomiko-financiare, se në Rrugën e Arbërit, në fshatin Brrar, magazinoheshin veshje të kontrabanduara, të cilave iu viheshin logo false të markave të njohura ndërkombëtare, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar finalizoi operacionin “Fake Star 5”.


Gjatë operacionit:

-u arrestua shtetasi L. H. dhe u shpall në kërkim djali i tij, shtetasi L. H., bashkadministratorë të njërës prej magazinave;

 

-u arrestuan shtetasit A. B. dhe Xh. L., bashkadministratorë të magazinës tjetër;

 

-u arrestua shtetasi A. H., qiradhënës i pronave;

 

-u shpall në kërkim shtetasi turk O. S., i cili koordinonte realizimin e këtyre veprimtarive kriminale;

 

-u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasit R. Gj., Z. H., Sh. M. dhe A. H., punonjës në këto magazina.


Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u konstatua se 2 magazinat ishin të pajisura me linja makinerish për qepje, printim dhe stampim me logo false, të markave të njohura ndërkombëtare, të veshjeve dhe aksesorëve të dyshuar të kontrabanduar.


Punohet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, “Punësimi i paligjshëm”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Moskallëzimi i krimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page