FSHATI BRESJE; FUSHË KOSOVË; PRISHTINË | EKREM GASHI U PËRPLAS NGA NJË KAMION I DREJTUAR NGA RRAHIM RAMA; VDIQ.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 30, 2025
- 1 min read
Updated: Dec 31, 2025
Fshati Bresje, Fushë Kosovë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:
1- Rreth orës 05:00, të mëngjesit të sotëm, ngjau një aksident automobilistik; me pasojë vdekjen e:
a- Z. Ekrem Gashi, me moshë 67 vjeç; ai u përplas nga një automjet i llojit kamion.
Kufoma e tij pritet t’i nënshtrohet autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet e vdekjes dhe për të vendosur nën përgjegjësi penale drejtuesin e automjetit, i cili, u shoqërua për intervistim policor.
Drejtuesi i automjetit ishte:
1- Z. Rrahim Rama.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)





































Comments