top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BRAINË; BESIANË (PODUJEVË) | IBRAHIM MUJI I SHPËTOI KAPJES POLICORE; U SHPALL NË KËRKIM POLICOR PËR DY VEPRA PENALE; GJATË KONTROLLIT POLICIA I QËLLOI QENIN SEPSE ISHTE AGRESIV.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 18
  • 1 min read
ree

Fshati Brainë, Besianë (Podujevë), Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shpallën në kërkim policor:

1- Z. Ibrahim Muji, me moshë 36 vjeç.


Gjatë përpjekjes policore për ekzekutimin e një urdhër-arresti të shqiptuar ndaj tij, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:

1- Një armë zjarri e gjatë (krahu).

2- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).

3- Katër krehëra luftarakë (karikatorë).

4- Katër armë të ftohta (thika).

5- Shtatë pikë zero gjashtë (7.06) gramë lëndë narkotike.

6- Municion luftarak (dy fishekë).

7- Pajisje për pastrim armësh zjarri.

8- Një biçak shumëfunksional.

9- Një kartë shëndeti gjermane (gesundheitskarte) në emër të tij.


Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:

1- Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

2- Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page