top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI BOKSHIQ; KLINË | FARUK ISUFI (ISH-LUFTËTAR I UÇK-së) U VRA ME ARMË ZJARRI; SI DORAS U ARRESTUA I VËLLAI JETMIR ISUFI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 hours ago
  • 2 min read
 Z. Faruk Isufi
 Z. Faruk Isufi

Fshati Bokshiq, Klinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë morën dijeni se:

1- Z. Faruk Isufi (ish-luftëtar i UÇK-së) u vra me armë zjarri.

 

Si doras konsiderohet i vëllai, Jetmiri Isufi, i cili, u arrestua.


Njoftim Nr. 1 | Rreth orës 15:10 policia është njoftuar se, pas një fjalosjeje mes dy vëllezërve, njëri nga ta e qëlloi tjetrin me armë.


Viktima u dërgua në emergjencën e Klinës, e më pas u bart drejt Spitalit të Pejës.


Pak para se të nisej në drejtim të QKUK-së për tretman mjekësor, viktima fatkeqësisht ndërroi jetë.


Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet relevante të policisë dhe Prokurorisë, të cilat po vijojnë me procedurat hetimore, u tha në një njoftim zyrtar.


Njoftim Nr. 2 | Ka ndodhur një vrasje në fshatin Bokshiq të Klinës ku si pasojë ka humbur jetën një person i moshës rreth 50-vjeçare.


Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës, njëkohësisht edhe Prokurori i Krimeve të Rënda.


Personi i dyshuar është arrestuar, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i i viktimës do të dërgohet në IMK për obduksion.


Gjithashtu janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në koordinim tëp lotë me Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Rajonale të Hetimeve në Pejë për t’i ndriçuar të gjitha rrethanat e kësaj çështjeje penale, u tha në një njoftim zyrtar.


Njoftim Nr. 3 | Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka arrestuar personin e dyshuar, i cili me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë, i dyshuar për veprën penale “Vrasje e rëndë”, thuhet në një njoftim zyrtar.

Subjekti objekt arresti
Subjekti objekt arresti

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page