FSHATI BARDHOSH; PRISHTINË | U PROCEDUAN PENALISHT ILIR GUBETINI; NUHI GUBETINI; ALI GUBETINI; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Fshati Bardhosh, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë në bashkëpunim me Prokurorinë proceduan penalisht:
1- Z. Ilir Gubetini, me moshë 33 vjeç.
2- Z. Nuhi Gubetini, me moshë 74 vjeç.
3- Z. Ali Gubetini, me moshë 50 vjeç.
Gjatë kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri automatike e gjatë (krahu).
2- Dy krehëra luftarakë (karikatorë).
3- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
4- Dy krehëra luftarakë (karikatorë).
5- Municion luftarak (10 fishekë).
Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Mbajtje në kontroll dhe posedim i paautorizuar i armëve”.
2- “Përdorim i armës”.
Procedurat penale ndaj tyre filluan mbështetur mbi pamje filmike që paraqesnin z. Ilir Gubetini duke qëlluar me armë zjarri.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments