top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FRANCË: DY EKOVANDALISTË HODHËN SUPË MBI MONA LIZËN NË LUVËR.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jan 28, 2024
  • 1 min read
ree

Paris, Francë | Mëngjesin e sotëm dy ambientalistë hodhën supë mbi Mona Lizën, e ekspozuar në muzeun e Luvrit në Paris, me mbrojtjen e xhamit të blinduar.

Kështu ka bërë të ditur televizioni “Bfm TV”.

Aktivistët, të cilët kishin veshur një bluzë me fjalët “Përgjigje ushqimore”, e motivuan gjestin me dëshirën për të promovuar “të drejtën për një dietë të shëndetshme dhe të qëndrueshme”.

Piktura e famshme e Leonardo da Vinçit nuk është e panjohur për aktet vandaliste të ndërmara ndaj saj: në maj të vitit 2022 ajo tashmë ishte shënjestër e një torte kremi, në mbështetje të kauzës ambientaliste.

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page